Art dhe cilësi që nga 1996.
Mbi 30 vjet në prodhimin dhe shitjen e mobiljeve — nga një punëtori familjare në Ferizaj deri te fabrika dhe dy showroom-et e sotme.
Çdo ditë, pak më mirë se dje.
Mobileria Rilindi-F lindi në vitin 1996 me një qëllim të thjeshtë: mobilje cilësore, me dizajn modern, me çmime korrekte për familjet tona. Sot prodhojmë dhoma gjumi, garnitura, trapezari dhe kuzhina — me shumicë dhe pakicë.
Çdo ditë përpiqemi të sjellim më të mirën për klientët tanë, t’ju shërbejmë me korrektësi dhe të sjellim modernitetin në shtëpitë tuaja.
- 1996 FillimiPunëtori familjare mobiljesh në Ferizaj.
- Fabrika SojevëLinja CNC, sharrë kompjuterike dhe tapiceri në një vend.
- Pika #1 Ferizaj – ShkupShowroom-i kryesor përballë Bau Market.
- Pika #2 Ferizaj – PrishtinëShowroom-i i dytë në Prelez.
Nga dërrasa deri në shtëpinë tuaj.
Çdo produkt kalon nëpër duart e mjeshtrave tanë: zdrukthtarë, tapetarë, operatorë CNC dhe montues me përvojë.
Korrektësi dhe cilësi.
Cilësi e provuar
Mbi 30 vjet në treg dhe mijëra familje të kënaqura në gjithë Kosovën.
Prodhim vendor
Prodhojmë vetë — kontroll i plotë mbi materialet dhe përpunimin.
Me porosi
Përmasa, ngjyra dhe materiale sipas dëshirës dhe hapësirës suaj.
Transport falas
Dërgesa falas në të gjithë Kosovën për çdo blerje.
Pagesë me këste
Merre sot, paguaj me këste — aplikimi bëhet në zyrat tona.
Ekip profesional
Stafi ju këshillon, ekipi i montimit kujdeset për çdo detaj.